Helikopteri turk shkeli hapësirën ajrore të Greqisë

Një helikopter ushtarak turk natën e të hënës duke u gdhirë e marta shkeli hapësirën ajrore të Greqisë. Helikopteri fluturoi mbi ishujt Imia, Farmakonisi, Agatonisi, Kalolimnos dhe iu afrua ishullit Kalymnos.

Gjysmë ore më vonë dy gjuajtës grekë u ngritën në ajër pas alarmit dhe u përpoqën në lartësi të ulët të kapin helikopterin, por ai arriti të largohet nga kufijtë e Greqisë.

Autoritetet greke e vlerësojnë incidentin si “shumë serioz”, sepse Turqia nuk ka fluturuar në këtë zonë për 17 vjet, që nga viti 1996, kur ndodhi konflikti mbi ishullin Imia.

Artikulli paraprakSulm mbi një bazë ushtarake në Tajlandë nga luftëtarë muslimanë
Artikulli vijuesSHBA më nuk do të vendosë trupat ushtarake jashtë vendit