Strasburgu “ndëshkon” Rusinë, për rrëmbim të çeçenëve

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Rusinë që t’i paguajë më shumë se 500 mijë euro të afërmve të tetë personave të rrëmbyer nga forcat e sigurisë në krahinën e trazuar të Çeçenisë.
Të tetë mashkujt e rrëmbyer u zhdukën në vitet 2002-04 dhe supozohen të vdekur.

Strasburgu i dha të drejtë padisë së ngritur nga familjarët, duke vlerësuar se hetimi i autoriteteve kishte shumë shkelje dhe pasaktësi, transmeton TCH.

Shumë raste të ngjashme janë regjistruar në Çeçeni, ku sipas Strasburgut, “dhunimi i të drejtave njerëzore është sistematik”.

Çeçenia mbetet një prej rajoneve më të pasigurta të botës, që prej një lufte për shkëputje nga Rusia, në vitin 1994. Ndonëse Moska arriti të shtypte këtë lëvizje, tashmë krahina përballet me një lulëzim të organizatave islamike.

Moska nuk ka reaguar ende ndaj vendimit të Strasburgut.

Artikulli paraprakSekretari Paneta mbi shtimin e sulmeve kryengritese në Afganistan
Artikulli vijuesArrihet marrëveshja për pagesat doganore, shkijet nuk paguajnë