Sulm ndaj ushtarëve turq në Afganistan, humb jetën një nënoficer

Autoritetet afgane kanë njoftuar se ka humbur jetën edhe një civil afgan
 
Një sulm me bombë është ndërmarrë ndaj mjetit ku ndodheshin ushtarët turq në Kabul të Afganistanit, ku si pasojë ka humbur jetën një nënoficer, ndërsa plagoset 1 nënoficer tjetër. Sulmin e kanë marrë përsipër organizata talebane duke pretenduar se objektivi i tyre kanë qenë amerikanët, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sulmi me bombë është ndërmarrë ndaj mjetit të blinduar të forcave të Komandës turke në Afganistan që kishte ardhur në Ambasadën e Turqisë në këtë vend për të marrë Përfaqësuesin e Lartë Civil të NATO-s, ambasadorin në Afganistan, Ismail Aramaz.
 
Një nga mjetet i cili po hynte nga dera e pasme në ambasadë është dëmtuar ku dhe një nga nënoficerët ka humbur jetën dhe një nënoficer tjetër është plagosur. Ndërsa ushtarakët e tjerë që ndodheshin në mjetin tjetër kanë dërguar kolegët e tyre në bazën e NATO-s që ndodhet në Bagram. Autoritetet afgane kanë njoftuar se ka humbur jetën edhe një civil afgan i cili po kalonte në rrugë gjatë sulmit. Gjatë shpërthimit janë thyer xhamat e ambasadës.
 
-Njoftimi i talebanëve
 
Pas sulmit gazetari i AA ka kontaktuar me zëdhënësin e organizatës së talebanëve Zabihullah Mücahit, i cili duke pohuar autorësinë e sulmit ka theksuar se: “Objektiv ka qenë një mjet i SHBA-së i cili po kalonte në rrugën ku ndodhej ambasada turke në Kabul”.
 
Mücahit, pas këtij njoftimi ka telefonuar gazetarin e AA dhe në një deklaratë të dytë ai ka pohuar se “kemi patur si objektiv mjetet e SHBA-së që po kalonin aty, edhe të vdekurit janë qytetarë të SHBA-ve, nëse në kohën e shpërthimit ka qenë dhe mjetet turke pa dashje ata janë dëmtuar, ne nuk kemi armiqësi me turqit”./AA
 
 
Artikulli paraprakKundërpërgjigjet Rusia: Qipro u hap portet
Artikulli vijuesKerry: Palestina nuk ka të drejtë t'i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare sepse nuk është shtet