USAID NDËRPRET AKTIVITETET NË RUSI

Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të përfundojë aktivitetin e saj në Rusi pas një vendimi nga ana e Moskës, raporton Rel.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Viktoria Nuland konfirmoi se Uashingtoni kishte marrë vendimin e qeverisë ruse për t’i dhënë fund mandatin agjencisë, e cila mbështet zhvillimin dhe programet qeverisëse në mbarë botën.

“Ndërsa prania fizike e USAID-it në Rusi do të përfundojë, ne mbetemi të angazhuar për ta mbështetur demokracinë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e një shoqërie më të fuqishme civile në Rusi,”, ka thënë Nuland.

Vendimi i Moskës vjen pasi Presidenti Vlladimir Putin nënshkroi në muajin korrik një ligj të diskutueshëm që i detyron OJQ-të që marrin fonde nga jashtë të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

USAID thotë se që nga viti 1992 ka dhënë më shumë se “2.6 miliardë dollarë në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe social të Rusisë”.kohaislame

Artikulli paraprakKUVENDI I SHQIPËRISË HEQ IMUNITETIN
Artikulli vijuesTË ENJTEN, PROTESTOHET