Në protestën e nxënësve në sheshin Sintagma në kryeqytetin Athinë, kundër ndryshimit të sistemit arsimor, një grup i maskuar ka hedhur koktej molotovi në kopshtin e parlamentit
Gjatë protestës kundër ndryshimeve në sistemin arsimor në Greqi, u sulmua ndërtesa e parlamentit me koktej molotovi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e nxënësve në sheshin Sintagma në kryeqytetin Athinë, kundër ndryshimit të sistemit arsimor, një grup i maskuar ka hedhur koktej molotovi në kopshtin e parlamentit.
Grupi i cili hodhi koktej molotovi u largua nga vendngjarja, ndërsa policia nuk bëri ndërhyrje, ndërsa nga incidenti nuk kishte të plagosur.
Në protestën ku morën pjesë rreth 500 persona, u protestua kundër bashkimit të shkollave, shpenzimeve arsimore dhe largimit nga puna të disa mësuesve. Protestuesit mbanin parulla me mbishkrime “Mos i prekni shkollat tona”.