Si pasojë e sulmit nga terroristët e PKK-së ndaj ushtarëve që kujdeseshin për sigurinë e rrugës Şırnak-Van në Turqi, gjashtë ushtarë kanë rënë dëshmorë ndërsa dy ushtarë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burimet e sigurisë, ushtarët që po kujdeseshin për sigurinë e rrugës Şırnak-Van e cila është në ndërtim e sipër, kanë qenë shënestër e një sulmi nga terroristët e PKK-së.
Si pasojë e sulmit, gjashtë ushtarë kanë rënë dëshmorë ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Në rajon është duke vazhduar operacioni për kapjen e terroristëve.