Mijëra protesutes u mblodhën në periferitë e Dallasit, përballë një godine ku po organizohej një ceremoni nga një organizatë myslimane vendase. Protestuesit mbërritën disa orë para se të niste eventi i organizuar nga komuniteti mysliman atje për të shprehur pakënaqësitë e tyre pasi ai po zhvillohej në godinën e shkollës publike të qytetit. Organizata islamike “Sound Vision”, me qendër në Çikago, ka ndërmarrë një fushatë në gjithë Amerikën për të sensibilizuar të rinjtë në ndërtimin e marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike, por pas ngjarjeve të javës së kaluar në Paris, reagimi sidomos në shtetet e jugut ka qenë i fortë. Edhe në Europë ka pasur një valë sulmesh ndaj objekteve të kultit dhe organizatave fetare. Në Francë, 26 xhami janë sulmuar me bomba artizanale dhe armë. Në dyert e tyre janë hedhur edhe koka derri, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sulme fizike. Ndërsa në Britani, në disa xhami të Londrës janë dërguar letra kërcënuese si dhe karikatura të profetit Muhamed. Në Paris, roje të armatosura janë vendosur para Xhamisë së madhe të qytetit, të ndërtuar në vitin 1926 në shenjë vlerësimi për muslimanët që kishin marrë pjesë në ushtrinë franceze gjatë Luftës i Botërore.
You Might also Like
Davudoglu: Sistemi shtetëror i Sirisë nuk ka legjitimitet
Kryeministri i Turqisë pretendoi se sistemi shtetëror i Sirisë nuk ka legjitimitet. Sipas gazetës "Sharkul-Awsat",…
By
Redaksia
1 Min Read
Pse Erdogani nxori tespihet nga xhepi gjatë intervistës
Presidenti Erdogan gjatë intervistës për kanalin Haber ka folur për arsyet pse puçistët natën e…
By
Redaksia
1 Min Read
Xhamia e parë në Panama, si rezultat i kërkesës së grave
Rreth 24,000 muslimanë besohet se jetojnë në Panama sot, që përbën 1 për qind të…
By
Redaksia
2 Min Read
A është Franca e gatshme për Marine Le Pen-in?
Marine Le Pen do të bëhet presidente. Ka shumë njerëz që e mbështesin, për shembull…
By
Redaksia
4 Min Read
Gjermanisë i duhen gjysmë milion të huaj në vit për të siguruar mirëqenien
Pa migrim nga jashtë, potenciali i rekrutimit të fuqisë punëtore në vitin 2050 do të…
By
Redaksia
1 Min Read
Ushtarët turq nisen drejt Armenisë
Në kuadër të Traktatik të Forcave të Armatosura Konvencionale në Evropë (CFE), Turqia do të…
By
Redaksia
1 Min Read
