Sulmet ajrore në Halep shkaktojnë 30 të vdekur dhe 70 të plagosur

Si pasojë e sulmeve ajrore ndaj fshatit Uvejxhe që gjendet nën kontrollin e opozitarëve, në pjesën rurale të qyteti verior sirian, Halep, kanë humbur jetën më së paku 30 persona, ndërsa janë plagosur 70 të tjerë, raporton AA.

Ekipet e mbrojtjes civile, në deklaratën për gazetarin e AA-së, theksuan se avionët luftarak për të cilët pretendohet se janë të Rusisë kanë sulmuar vendbanimet në fshatin Uvejxhe me bomba me fuqi të lartë shkatërruese.

Nga bombardimet kanë humbur jetën 30 civilë, ku në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur 70 të tjerë. Si pasojë e sulmit janë shkatërruar një numër i madh i ndërtesave.

Ekipet theksojnë se mundohen të arrijnë deri tek personat që kanë mbetur nën rrënojat me makinat e punës dhe se të plagosurit transferohen në spitalet fushore në rajon.

Bombat me fuqi të lartë shkatërruese që përdorin avionët rusë njihen ndryshe edhe si “gjuetarët e bunkerëve”, ku banorët e Halepit ndikimin e këtyre bombave e përshkruajnë me tërmetin. Këto bomba në rast të kontaktit me tokën mund të hapin gropa me një thellësi 5 deri në 7 metra.

Artikulli paraprakOKB paralajmërim për “migrim masiv” nga Musuli
Artikulli vijuesKurtulmuş: Turqia për çështjen e Musulit ka planet B dhe C