Sulmet ajrore të Rusisë në provincën Idlib të Sirisë kanë goditur një spital, duke vrarë së paku 12 veta, përfshirë staf mjekësor.
“Sulmi ka ndodhur në qytetin Sarmin. Në mesin e të vrarëve janë një fizioterapist, një infermiere dhe një pjesëtar i mbrojtjes civile”, ka thënë kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdel-Rahman.
Shoqëria Siriane-Amerikane e Kujdesit Shëndetësor, e cila operon me objektin, ka thënë se spitali i saj në Sarmin është “goditur drejtpërdrejt” dhe se dy pjesëtarë të stafit janë vrarë.
Rusia ka nisur sulmet ajrore kundër caqeve rebele dhe militante në Siri qysh më 30 shtator.