Sulmi i ushtrisë sioniste në Universitetin Kods

Agjencia e lajmeve Felestin el-Jeum raporton se forcat ushtarake të regjimit sionist, hynë në ambientet e shoqatave studentore duke konfiskuar shumë dokumente.

Sipas këtij raporti, universiteti është i vendosur në rrethin Ebu dejs dhe është rrethuar nga ushtarët sionistë të cilët e kanë përdhosur atë.
Ushtarët sionistë sulmuan selinë e Shoqatës së Studentëve PLO dhe Hamasi dhe konfiskuan dokumentet e tyre.
Përveç dokumenteve ata sekuestruan edhe kompjuterë, printerë dhe pajisje të tjera elektronike dhe flamurin palestinez. Në anën tjetër, studentët palestinezë kanë hedhur gurë kundër ushtarëve sionistë, ndërsa ushtarët sionistë hodhën gaz lotsjellës ndaj tyre.
Artikulli paraprakVIDEO – Në namaz nate çfar lutje duhet të bëj në sexhde
Artikulli vijuesDepresioni dimëror mbetet ende i pakuptueshëm