Francë, pas vrasjes së priftit muslimanët dmarrin pjesë në meshë në shenjë solidariteti

Pasi që Franca u trondit nga sulmi i fundit, në të cilin u vra prifti 85-vjeçar, muslimanët që jetojnë në Francë, në shenjë solidariteti sot do të marrin pjesë në mesha në të gjitha kishat e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave franceze, muslimanët do të shkojnë në katedralen gotike në Rouen, në veriperëndim të Francës, disa kilometra nga kisha Saint-Étienne-du-Rouvray, ku të martën, 26 korrik, në meshën e mëngjesit dy sulmues vranë priftin Jacques Hamel.

Dalil Boubakeur, kryeimami i Xhamisë së Madhe në Paris, do të marrë pjesë në kongregacionin në Katedralen Notre Dame.

Qytetarët dhe përfaqësuesit e të gjitha grupeve fetare në Francë në ditët e fundit kanë dënuar bashkarisht vrasjen e priftit, duke porositur se do ti mbrojnë të gjitha objektet fetare pa dallim nga barbarët.

Artikulli paraprakReagon Hoxhë Shefqet Krasniqi pas shpifjes së re ndaj tij
Artikulli vijuesSKANDAL !! SKANDAL !! – Shiko çfarë thotë ky hoxhë për thikën!