Zanafilla e Kurban Bajramit

Me mijëra vite lugina e Mekës ishte një vend i thatë dhe pa banorë. Myslimanët besojnë se profeti Ibrahim ishte këshilluar që të sjellë gruan e tij Haxhira dhe birin e tij Is’mail që të mbroj ata nga xhelozia e gruas së dytë të Ibrahimit e cila quhej Sara. Ai i la ata aty me pak ushqim dhe ujë. Mirëpo këto u sosën shpejtë dhe Haxhira dhe Ismaili vuanin nga uria dhe etja. Haxhira shkoi për të kërkuar ndihmë pas kodrave, por ajo u lodh dhe u shtri afër Is’mailit duke ju lutur Allahut.

Is’maili e futi këmbën në tokë dhe uji filloj të dalë nga toka. Tani që ata kishin ujë e shkëmbenin atë me ushqim me nomadët që kalonin aty. Pas pak Profeti Ibrahim u kthye prapë në Palestinë që të vizitoj familjen e tij dhe e vërejti se ata ishin mirë dhe kishin gjithçka që ju duhej.

Allahu i kishte thënë profetit Ibrahim që të ndërtoj një altar për te. Ibrahimi dhe Is’maili e mbaruan një gur – Kaab (ose Kub) – e cili do të bëhej vend në të cilin mblidhen të gjithë që dëshirojnë që të forcojnë besimin në Allahun.

Ky kub përdorej edhe nga besimet tjera. Pas shumë viteve, Allahu i tha profetit Muhammed që të rindërtoj Kaab-ën (Kubin) vetëm për ata të cilët dëshirojnë t’i luten Allahut. Në vitin 628 profeti Muhammed u nis për një udhëtim me 1400 besimtarë për të vizituar Kaab-ën dhe kjo shënon shtegtimin e parë të Islamizmit dhe ringjall traditën e Profetit Ibrahim.

Kurban Bajrami – Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) është festë fetare Islame gjatë ditëve të të cilit myslimanët të cilët kane mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.

Pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.

Për këtë festë të gjithë besimtarët vishen me rrobat më të mira që kanë dhe vizitojnë njëri tjetrin.

Artikulli paraprakRexhepi uron besimtarët musliman
Artikulli vijuesLugina në festë, shënon Kurban Bajramin