Sulmohet me thikë një vajzë në Prishtinë

1 Min Read

Policia e Kosovës njoftoi se një femër ka raportuar se gjersa ishte duke ecur në rrugë, disa persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 16:00 afër shkollës ekonomike në Prishtinë.

“Një femër K/Shqiptare ka informuar se gjersa ishte duke ecur në rrugë, disa persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar”, bëhet e ditur në raport. /Telegrafi/

TAGGED:
Share This Article