Sulmohet presidenti i Malit

Disa protestues, që hynë në pallatin presidencial të Malit, sulmuan udhëheqësin e përkohshëm të vendit, i cili u dërgua me nxitim në një spital për shkak të lëndimeve që kishte pësuar në kokë.

Ai kishte mbetur pa vetëdije për disa çaste, mirëpo gjithçka ka shkuar mirë më vonë dhe presidenti është liruar nga spitali. Presidenti i Malit, Dioncounda Traore, u ndalua e u rrah pasi blloku rajonal i vendeve të Afrikës Perëndimore dhe junta ushtarake e Malit ishin pajtuar që të vazhdonte mbante postin e presidentit të përkohshëm, edhe pas ditës, kur mandati i tij ishte paraparë të përfundonte. /knninfo/kohaislame

Artikulli paraprakBoris Tadiç për kryeministër të Serbisë!
Artikulli vijuesERDOAN VAZHDON KONTAKTET NË ISLAMABAD