Sulmuesi në munih kishte planifikuar sulmin për një vit

Sulmuesi që vrau nëntë persona në Munih të Gjermanisë ditën e premte kishte planfikuar këtë sulm për një vit.
Kështu kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.

18 vjeçari, David Sonboly që kishte një pistoletë “glock” dhe më shumë se 300 plumba ka vrarë veten pas këtij sulmi.

Zyra për Krime e Bavarisë ka thënë se ai e ka blerë pistoletën në mënyrë ilegale në internet, pistoletë të cilën e ka përdorur edhe gjatë këtij sulmi.

Në këtë sulm mbetën të vrarë nëntë persona derisa 35 të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas kësaj zyre, asnjëri nga viktimat nuk ishin shënjestruar specifikisht e as nuk ishin shokë të klasës të sulmuesit.

Politikanët gjermanë kanë bërë thirrje për kontrolle më të rrepta në shitjen e armëve.

Artikulli paraprakSulm i ri në Gjermani, vritet një person
Artikulli vijuesPublikohen pamjet e operacionit ndaj puçistëve në kullen e kontrollit të aeroportit ataturk