Dr. Abdur Rauf
Spanja është shteti më i madh në Evropë. Ajo është monarki kushtetuese dhe ka si kryeqytet Madridin. Në historinë myslimane, Spanja mbahet mend gjithashtu me dy emrat e saj të tjerë, Andulus dhe Hispania. Myslimanët sunduan në Spanjë me hijeshi dhe madhështi të plotë për rreth tetë shekuj. Ata e shndërruan atë në tokën më të qytetëruar dhe tërheqëse në botë.
Në vitin 714 Spanja sundohej nga një sundimtar tiran i krishterë i quajtur Roderik. Një kryetar i krishterë, i quajtur Xhulian, shkoi tek Musa Ibn Nusejr, guvernatori mysliman i Afrikës së Veriut dhe u ankua për epshin, lakminë dhe tiraninë e mbretit Roderik. Musa ndjeu keqardhje për spanjollët e shtypur. Ai e urdhëroi gjeneralin tij të njohur, Tarik Ibn Zijas ta pushtonte Spanjën dhe t\’i vinte gjërat në rregull. Gjenerali Tarik udhëtoi drejt Spanjës me një ushtri prej 12 000 burrash.
Ai ankoroi në një vend pranë zonave bregdetare spanjolle që më vonë iu vu emri i Xhabl el-Tarik. Tani ai vend quhet Gjibraltar. Sapo zbritën në tokë, gjeneral Tarik i dogji të gjitha anijet e tij, në mënyrë që ushtarët e të mos mendonin të ktheheshin apo të tërhiqeshin. Falë guximit dhe vendosmërisë së tij, Tarik mundi ushtrinë e madhe të armatosur rëndë të Roderikut, që përbëhej nga më shumë se 100 000 trupa. Mbreti Roderik, i ulur në fronin e tij madhështor, kishte ardhur në fushën e betejës me një atmosferë plot madhështi. Trupat e tij kishin veshur uniforma të reja shkëlqyese. Ata ishin të armatosur me të gjitha llojet e armëve dhe të municioneve. Menjëherë pas humbjes mbreti u zhduk nga fusha e betejës.
Kështu filloi sundimi mysliman në Spanjë në vitin 714 (e.s.). Populli spanjoll u ndie i lehtësuar pasi u çlirua nga zgjedha e sundimit tiran të Roderikut. Disa historianë kanë thënë se profeti e kishte parë në ëndërr fitoren e gjeneralit Tarik në Spanjë.
Sundimi i gjatë mysliman në Spanjë mund të ndahet në tre faza:
Tre fazat e Sundimit Islam:
Etapa e parë e konfuzionit dhe e kaosit, 714-756 era e re (93-138 pas hixhretit)
Epoka e artë e pushtetit dhe e progresit, 756-1036 era e re (138-428 pas hixhretit)
Epoka e tmerrshme e anarkisë dhe e asgjësimit, 1036-1492 era e re (428-897 pas hixhretit)
Etapa e parë e konfuzionit dhe kaosit, 714-756 era e re.
Spanja u pushtua gjatë epokës Emevite në vitin 714. (Sundimi Emevit në Spanjë filloi në vitin 714 dhe përfundoi në vitin 756. Abdul Aziz, djali i Musa ibn Nusejrit, pushtuesi i Spanjës, u caktua Emir i Spanjës. Ai u martua me vejushën e perandorit Frederik. Elementet e liga të krishtera të Spanjës së mundur po shkaktonin ngatërresa, nëpërmjet mjedisit të kësaj gruaje mendjemprehtë. Ata vazhduan ta përdorin atë si një mjet për të nxitur çarjen mes myslimanëve dhe për të rritur ndikimin e tyre. Ata vazhduan të nxisin ndryshimet ndër-myslimane mes arabëve dhe Berber-ëve, përplasjet mes sirianëve dhe fiseve madinite dhe konflikteve mes shiitëve dhe sunitëve. Ndarjet e brendshme në rritje dhe mosmarrëveshjet e bënë të pamundur sundimin e bashkuar dhe solid të myslimanëve.
Në këtë pikë princi emevit Abdul Rahman arriti të hyjë në Spanjë. Për këtë arsye ai njihet si el-Dekhil (hyrësi) sepse hyri në Spanjë dhe shpalli sundimin e tij aty. Abdul Rahman el-Dekhil mposhti qeverinë siriane në Spanjë me ndihmën e disa trupave të Berber-ëve. Me datë 10 të muajit Dhulhixhe, të vitit 138 pas hixhretit ai kishte pushtuar gjithë Spanjën. Me këtë ngjarje u mbyll përkohësisht etapa e parë e konfuzionit dhe e kaosit.
Aspekti më i pafat i fazës së parë të sundimit mysliman në Spanjë është dështimi i tyre për të qeverisur siç duhet. Edhe pse myslimanët pushtues ishin më të përparuar sesa popullsia lokale, për sa i përket shkencës dhe qytetërimit, ata nuk ishin të aftë t\’i kontrollonin siç duhet, për shkak të rebelimeve, intrigave dhe mosmarrëveshjeve të brendshme. Si pasojë në këtë etapë mbizotëroi konfuzioni dhe kaosi. Kryetarët jomyslimanë të territoreve të pushtuara vazhduan të ëndërrojnë për t\’i mbajtur myslimanët fitimtarë jashtë Spanjës. Madje të krishterët fanatikë dëshironin t\’i zhduknin të gjitha shenjat e kulturës dhe të qytetërimit islam.
Megjithatë një aspekt pozitiv i kësaj etape ishte se pavarësisht nga mosmarrëveshjet dhe çrregullimi, muxhahidët myslimanë vazhduan sulmet në Francën jugore nga Spanja. Madje ata pushtuan një sërë zonash franceze. Megjithatë pas shumë përparimeve dhe zmbrapsjeve, ushtritë myslimane duhej të largoheshin nga Franca përfundimisht.
Epoka e artë e pushtetit dhe e progresit, 756-1036.
Epoka e artë e sundimit mysliman në Spanjë fillon në vitin 756 me ardhjen e sundimit të Abdul Rahman el-Dekhil. Ajo përfundon në vitin 1036. Abdul Rahman Dekhili sundoi afërsisht për 33 vjet. Ai hodhi themelet e forta të një qeverie sovrane dhe përparimtare emevite. Ai preferoi që të quhej emir në vend të titullit të lartë kalif.
Abdul Rahman el-Dekhil i kapërceu rebelimet dhe intrigat me zgjuarsi. Ai tregoi aftësi politike të shkallës së lartë në administrimin e shtetit mysliman. Ai e riorganizoi sistemin e ligjit dhe të drejtësisë. Ai ishte shumë i dhënë pas dijes dhe mësimit. Ai ftonte dijetarë të njohur nga e gjithë bota dhe organizonte debate dhe diskutime të specializuara. Kryesisht për shkak të përkrahjes së tij për dijen, Spanja u ngrit në pozicionin e qendrës së botës për artin dhe shkencën. Ai ishte shumë i interesuar për ndërtimin e xhamive të mrekullueshme dhe ndërtesave të bukura. Kordova, kryeqyteti i Spanjës myslimane ishte kthyer në një metropol të bukur. Ai ndërtoi një kopsht të bukur jashtë qytetit të Kordovës. Në këtë kopsht u mbollën lule dhe pemë të ndryshme frutore. Pema e hurmës, që u importua kryesisht nga Siria, u mboll si një simbol përkujtues i qytetërimit dhe kulturës së madhe arabe. Poeti i shquar lindor, Ikbal, ka shkruar një poezi për këtë pemë historike në librin e tij të njohur “Bal-i-Xhibril”. Ndërtimi i xhamisë historike në Kordovë filloi gjithashtu gjatë sundimit të Abdul Rahman el-Dekhilit.
Pas vdekjes së tij, ai u pasua nga djali i tij Hisham Ibn Abdul Rahmani. Franca jugore u pushtua sërish gjatë mbretërimit të tij. Gjuha arabe u bë e detyrueshme. Një ndikim pozitiv që erdhi nga kjo masë, ishte se popullsia lokale filloi të mësojë dhe të përfitojë drejtpërdrejt nga shkencat islame. Kjo hapi vizione dhe pamje të reja në mendimin dhe sjelljen e tyre. Ndryshimet pasuese mendore, kulturore dhe profesionale shërbyen si baza kryesore për Lëvizjen e Rilindjes që u përhap në gjithë botën.
Pas Hishamit u bë emir Hakami I. Pasi pushtoi disa zona të tjera në Francë ai u bë i njohur si “Pushtuesi”. Pas tij në drejtim erdhën shumë të tjerë, derisa Abdul Rahmani III u bë sundimtari i vendit në vitin 912. Ai e konsolidoi dhe më shumë sundimin mysliman. Në vitin 929 ai mori emrin kalif në vend të emir. Ai fitoi famë botërore për urtësinë, kurajën, pushtimet dhe aftësinë administrative. Shumë shtete të huaja filluan lidhjet diplomatike me këtë shtet të madh islam.
Mutejan Bilah ishte sundimtari i fundit emevit i Spanjës. Pas tij qeveria i kaloi Muhamed ibn Amr Mensurit, themeluesit të dinastisë së Amrit. Ashtu si Abdul Rahman III dhe Muhamed Amr ishte një sundimtar i madh në historinë e Spanjës. Ai fitoi nder dhe respekt të madh për trimërinë, urtësinë, drejtësinë dhe thjeshtësinë e tij. Ai sundoi për 27 vjet. Ai drejtoi shumë xhihade të frytshme, saqë u bë i njohur si “Fitimtari”. Mensuri vdiq në vitin 1006. Pas disa pasuesve të tij, dinastia e Mensurit në Spanjë përfundoi në vitin 1036. Ky vit shënon gjithashtu fundin e epokës së artë të pushtetit dhe progresit mysliman në Spanjë.
Epoka e tmerrshme e anarkisë dhe e asgjësimit
Rënia e dinastisë së Amrit e futi vendin në një periudhë të tmerrshme anarkie dhe asgjësimi. Kjo periudhë shënohet nga një sërë intrigash dhe rebelimesh, çrregullimi dhe shkatërrimi. Duke filluar në vitin 1036 ajo arriti kulmin në vitin 1492 me daljen përfundimtare të myslimanëve nga skena spanjolle.
Gjatë kësaj periudhe të rrezikshme, në vend që të kishin një qeveri solide dhe të bashkuar, myslimanët u ndanë në shumë shtete të vogla. Sundimtarët dritëshkurtër të këtyre shteteve të vogla ishin të dhënë pas pozitës dhe salltaneteve. Poetët profesionistë vinin njëri pas tjetrit dhe u këndonin këngë shprehëse, duke i lavdëruar ata dhe merrnin si shkëmbim shpërblime përrallore. Sundimtarët të cilët e donin shumë luksin ishin të pandjeshëm ndaj situatës që i rrethonte. Në vend që të bashkoheshin kundër pushtetit kërcënues të krishterë, këto shtete të vogla myslimane përplaseshin me njëri-tjetrin shumë shpesh. Duke dashur të ishin të parët dhe ta turpëronin njëri-tjetrin, ata shumë shpesh arritën deri në atë shkallë, saqë krijuan kontakte të fshehta me kundërshtarët e krishterë.
Gjatë kësaj periudhë anarkie, kaosi dhe konfuzioni, ndërsa myslimanët spanjollë ishin të përçarë, forcat e krishtera po angazhoheshin që të bashkoheshin kundër myslimanëve. Ata po bënin shumë komplote politike dhe ushtarake për t\’i nxjerrë myslimanët jashtë Spanjës. Lëvizja e tyre për ripushtim, po merrte vrull ditë pas dite. Dukej sikur një shtet i shkëlqyer, i pushtuar dhe i zhvilluar me gjak dhe zgjuarsi, me ndihmën e shpatës dhe aftësive politike, do të rrënohej për shkak të valës së madhe myslimane të luksit dhe shkujdesjes, intrigave dhe rebelimeve, mosmarrëveshjeve dhe përçarjes.
Shteti spanjoll ishte afër fundit. Megjithatë fatmirësisht në pikën më kritike erdhi një njëri i fortë nga shkretëtira për t\’i shpëtuar myslimanët. Jusuf ibn Tashfin ishte sundimtari i Marokut në atë kohë. Kur dëgjoi për brutalitetin e krishterë mbi myslimanët spanjollë, ai nxitoi të pushtonte Spanjën. Me 2 nëntor 1086 ai mundi mbretin Alfonso, nxitësin e pushtetit të krishterë, në betejën e Zallaka. Lavdia e pushtetit të krishterë u shkatërrua. Myslimanët e ngazëllyer festuan fitoren e tyre të madhe. Jusufi krijoi një atmosferë uniteti dhe bashkëpunimi mes të gjitha shteteve armiqësore myslimane. Ai i zgjidhi të gjitha problemet me aftësi politike si dhe me forcë ushtarake. Si përfundim ai pati sukses në ripërtëritjen e madhështisë dhe lavdisë myslimane sërish. Megjithatë, fatkeqësisht, Jusufi vdiq në vitin 1106. Menjëherë pas vdekjes së tij, sundimtarët e shteteve myslimane filluan mosmarrëveshjet mes tyre përsëri.
Pas Jusufit, djemtë dhe nipërit e tij e sunduan Spanjën për njëfarë kohe. Prej tyre më i njohuri ishte Nasr ibn el-Ahmar. Ai bëri të pamundurën për të krijuar një shtet të bashkuar islam. Ai vazhdoi xhihadin në dy degë: (i) duke luftuar kundër të krishterëve dhe (ii) duke luftuar me myslimanët nga njëra anë për përtëritjen e unitetit dhe të disiplinës. Ai mori nën pushtetin e tij një zonë të gjerë të Spanjës juglindore. Ai bëri kryeqytet Granadën në vend të Kordovës. Gjatë mbretërimit të tij u ndërtua një pallat i mrekullueshëm me emrin Kasar elhamra. Ky pallat është një nga mrekullitë e botës. Trashëgimtarët e tij e drejtuan shtetin e Granadës për rreth 250 vjet.
Histori tmerri dhe tiranie
Në vitin 1199 në krye të Granadës ishte Abu Abdullah Zakhal. Ai u mundua ta largonte ndikimin e krishterë. Fatkeqësisht nipi i tij krijoi lidhje të fshehta me mbretin e krishterë, Ferdinandin. Ai pushtoi një pjesë të konsiderueshme të shtetit mysliman me ndihmën e Ferdinandit. Pas ndarjes së saj në dy pjesë shteti i Granadës u dobësua shumë. Duke përfituar nga ky rast mbreti Ferdinand pushtoi Granadën me ndihmën e një ushtrie të bashkuar të fuqive të krishtera. Ebu Abdullah Muhamed u dorëzua para trupave të krishtera me tre janar 1492.
Ebu Abdullah u largua nga Granada i turpëruar pasi humbi shtetin e tij. Ai vajtoi për këtë. Nëna e tij e pa me përbuzje dhe i tha: “Përse qan tani si grua frikacake për humbjen e shtetit, të cilin nuk ishe i aftë ta mbroje me trimëri?”. Ebu Abdullah pasi u arratis nga Spanja shkoi në Afrikë. Ai vdiq atje në mjerim pas pak kohe.
Pasi i nxorën myslimanët nga Spanja, fitimtarët e krishterë shkatërruan popullsinë myslimane të mbetur. Barbarizmat që ata kryen nuk kanë të krahasuar në historinë e brutalitetit. Një masakër e përgjithshme filloi. Mijëra qytetarë myslimanë të pafajshëm u vranë pa mëshirë. Ata që i shpëtuan këtij ferri pranuan me forcë Krishterimin. Vetëm një pakicë myslimanësh arritën të largoheshin në Afrikën e Veriut. Gjatë sundimit të tyre, myslimanët e kishin mbushur Spanjën me libra mësimorë. Të krishterët i dogjën të gjithë librat dhe përdhosja e xhamive ishte në rend të parë të ditës. Një numër monumentesh myslimane të mrekullueshme u shembën. Në të vërtetë vala e hakmarrjes së fitimtarëve arriti majën e brutalitetit. Myslimanët e Spanjës morën u dënuan për neglizhencën e tyre ndaj Kuranit të shenjtë dhe Sunetit të profetit.
Rishikimi i lavdisë dhe i rënies së Spanjës
Historia e Spanjës është një pjesë përbërëse e historisë nxitëse së ngritjes dhe rënies së myslimanëve. Për aq kohë sa myslimanët i zbatuan rregullat e Kuranit dhe të Sunetit të profetit ata lulëzuan në të gjitha fushat e jetës. Por kur filluan të devijojnë nga rruga e drejtë, fati i tyre u bë turpërimi dhe degjenerimi.
Të mirat e myslimanëve
Sovraniteti dhe uniteti i Zotit ishte një tipar përtëritës i spikatur në qytetërimin spanjoll dhe mënyrën e jetesës, për aq kohë sa myslimanët ishin në atë vend. Myslimanët spanjollë e pastruan atmosferën nga praktikat politeiste, idhujtare dhe jofetare. Ata e mbushën jetën me mendim të arsyeshëm dhe sjellje të drejtë. Përderisa Islami e ndalon kamatën, myslimanët spanjollë e ndaluan atë në veprimet tregtare publike dhe private. Ata promovuan rrymën e përgjithshme për të reformuar karakterin dhe personalitetin, nga pikëpamja e rregullave themelore të Islamit. Kontributi i tyre i madh në fushën e arkitekturës e bën njeriun të habitet për krijimtarinë e njeriut. Qytetet e shkëlqyera, xhamitë e mrekullueshme, ndërtesat e bukura, rrugët e gjera, kopshtet madhështore, shatërvanët e mrekullueshëm dhe pishinat freskuese, janë monumente të gjalla të shijes së tyre të zgjedhur dhe shkallës së lartë kulturore. Tregtia dhe industria morën një vrull të pazakontë. Drejtimi i myslimanëve për ndërtimin e anijeve, kontaktet e tyre të huaja të tregtisë dhe ndikimi mbarëbotëror, promovuan tregtinë dhe marrëdhëniet e Spanjës me botën e jashtme.
Në sektorin e rritjes së dijes dhe mësimit, myslimanët krijuan një rrjet institucionesh edukative, librari dhe qendra kulturore në gjithë Spanjën. Leximi dhe shkrimi i librave kishte një përparësi të madhe. Procesi i përhapjes së dijes u lehtësua me zhvillimin e industrisë së letrës. Duke qenë se arsimi ishte falas, edhe spanjollët e zakonshëm filluan të shijojnë frytet e artit dhe shkencës, të qytetërimit dhe të kulturës. Faktikisht Spanja ishte bërë një qendër ndërkombëtare e dijes, mësimit, studimit dhe shkrimit. Studentët dhe dijetarët nga gjithë bota frekuentonin universitetet myslimane në Spanjë. Pas përftimit të dijes dhe urtësisë, kur studentët e huaj u kthyen në shtëpitë e tyre, shkencat dhe qytetërimet myslimane filluan të qarkullonin më shumë në shtetet evropiane. Si pasojë konceptet dhe idetë e reja filluan ta ndriçojnë mendjen njerëzore në një shkallë të lartë. Ky zgjerim në mendimin dhe nxënien njerëzore formoi si përfundim bazën e Lëvizjes së Rilindjes. Më vonë ajo arriti kulmin në prodhimin dhe rritjen e zhvillimeve aktuale në art dhe shkencë. E parë kundër kësaj perspektive historike, nuk janë të ekzagjeruara pohimet e bëra nga shkrimtarët e njohur jomyslimanë si Bacon dhe Dozy se bota moderne ia detyron gjithë progresin dhe zhvillimin e saj kontributeve krijuese të myslimanëve spanjollë të hershëm.
Mësimet e hidhura të historisë spanjolle
Kapitulli spanjoll për Historinë Islame është një përzierje tipike buzëqeshjesh dhe psherëtimash. Nga kjo pjesë prekëse e historisë njerëzore nxjerrim disa mësime të hidhura. Një rishikim i shkurtër i këtyre mësimeve të rëndësishme duket shumë i rëndësishëm. Të gjitha këto leksione mund të përmblidhen si: Kur myslimanët ndoqën Kuranin dhe Sunetin ata përparuan shumë në të gjitha fushat e jetës. Ata morën kompensime dhe shpërblime më shumë se ç\’prisnin. Edhe jomyslimanët dhe ata që jetonin përtej kufijve spanjollë mblodhën frytet e krijimtarisë dhe kontributeve të myslimanëve. Por sapo u kthyen shpinën Kuranit dhe Sunetit ata hynë në një rrugë të rrezikshme. Myslimanët e Spanjës devijuan nga rruga e drejtë. Ata shkelën parimet e unitetit dhe të vëllazërisë në Islam. Ata lanë punën dhe u dhanë pas luksit dhe salltaneteve. Ata u përfshinë në intriga, kryengritje, revolta dhe rebelime. Në fakt ata u larguan shumë nga parimet dhe praktikat e Islamit. Si pasojë e humbën gjithë madhështinë dhe lavdinë. Si përfundim u varrosën thellë në rrëmujën dhe trazirat e mjerimit dhe fatkeqësive.