SYZET QË PËRKTHEJNË ME TITRA NË KOHË REALE

Will Powell është ai që bëri realitet diçka që shumë prej nesh do ta mendonin thjeshtë si një film fantashkencë.

Ai ka krijuar një palë syze të cilat mund të përkthejnë me titra gjuhët e huaja pothuajse në të njëjtën kohë.

Ashtu siç shohim filmat e huaj me titra dhe kuptojmë gjithçka, imagjinoni sikur të jeni duke folur me një person të huaj, secili të fliste gjuhën e tij dhe përmes këtyre syzeve që të dy të kuptonit njëri-tjetrin.

Një palë syze të quajtura Vuzix Star 1200, lidhen me dy Raspberry Pi-s dhe marrin të dhëna përmes Bluetooth. Poashtu, ato përmbajnë edhe një mikrofon i cili ka aftësinë e eliminimit të zhurmave gjatë regjistrimit. Zëri i regjistruar transmetohet më pas nga pajisja tek një server, e nga ky i fundit në rrjet ku bëhet diktimi i bisedës përmes Microsoft Translation API. Mesazhi i përkthyer rikthehet në rrjet, më pas kalon tek Raspberry Pi dhe shfaqet në syze si tekst.

I vetmi disavatanzh është fakti që duhen disa pajisje dhe kjo mund të jetë e bezdisshme.kohaislame

Artikulli paraprakUnë di si të sillet Amerika me Kinën, Rusinë e Iranin!
Artikulli vijuesÇitaku: Veriu nuk negociohet