Trupi i pa jetë i një foshnje është gjetur në njërin nga tualetet në vendkalimin në Tabanoc, ka vërtetuar policia për mediat në vend.
Higjienistja e para e kishte parë këtë skenë trishtuese. Pasi që në mëngjes kur ka arritur në punë, në dyshemenë e tualetit ka vërejtur gjurmë gjaku, duke i ndjekur ka arritur deri te tualeti ku në shportën për mbeturina e ka gjetur foshnjën e posalindur të vdekur.
Gruaja menjëherë ka paraqitur policinë. Është kryer hetim, pas çka trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore. Detajet ende nuk janë publikuar. Ekzistojnë paragjykime se nëna e foshnjës është ndonjëra nga refugjatet që janë vendosur në Qendrën transitore në Tabanoc, por asgjë nuk është vërtetuar.