Tableti 4K me Windows 8 i Panasonic do t’ju befasojë

Kjo është nga ato gjëra që ju tërheqin vëmendjen që më pamjen e parë. Panasonic prezantoi gjatë konferencës CES përveç televizorëve ultra-high-definition, edhe tabletin Windows 8 me rezolucionin mahnitës.

Radha për ta parë në një nga korridoret e CES ku ishte ekspozuar ishte vërtet e gjatë. Dy janë arsyet kryesore për këtë: specifikimet e tabletit tejkalojnë jo vetëm ato të tabletëve aktualë, por edhe ato të laptopëve.

Kompania shprehet se pret ta lançojë produktin gjatë vitit 2013. Faktikisht, tableti është i projektuar për të targetuar një lloj audience të caktuar, ashtu si edhe tre tabletetët e tjerë të serisë ToughPad.

I identifikuar si tableti i parë në botë me ekran 20 inç dhe rezolucion 4K, ai ka një ekran 3820 x 2560 pixel. aspect ratio është 15:10 dhe ka 230 pixel për inç – jo aq sa iPad i cili ka 264 ppi, por më tepër se tabletët Google Nexus 7 (7 inç) me rezolucion 1280 x 800 pixel dhe 216 ppi.

Tableti punon me Windows 8 Pro, ka një procesor 1.8GHz Intel Core i5 3427U vPro, 4GB RAM (i zgjerueshëm deri në 16 GB), grafikë Nvidia GeForce dhe një SSD 128GB.

Përmasat janë 18.7 x 13.1 x 0.4 inç, që do të thotë më e hollë se tabletët aktualë Windows apo Android që vazhdojnë të mbeten në gjysmë inç. Pesha është 2.4 kg që do të thotë se nuk është nga ato pajisje që mund të mbahen gjithmonë me vete.

Gjithsesi, tableti ia vlen të konsiderohet për profesionistët krijues. (PCWorld Albanian)/KOHAISLAME

Artikulli paraprakUdhëzimi profetik gjatë përkujdesjes për fëmijët
Artikulli vijuesNëndetësja bërthamore amerikane përplaset me një anije të paidentifikuar në Gjirin Arabik