Takim i Zaevit me ambasadorin turk Solendil

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Omur Solendil të cilin e informoi për rrjedhën e bisedimeve me diplomatët, me qëllim që të gjendet zgjidhje për krizën politike.

Zaev, siç ceket në kumtesën e LSDM-së, theksoi se ka mundësi ligjore dhe kushtetuese për thirrjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe për asgjësimin e vendimit për abolim dhe se nëse ekziston vullnet politik, mundet shpejtë të gjendet zgjidhja. Lideri i LSDM-së sqaroi se nevojitet konstatimi i dinamikës për përmbushjen e të gjitha kushteve kyçe për zgjedhje të drejta dhe të rregullta, saktësimin e mbajtjes së zgjedhjeve, të cilat, siç ceket në kumtesë, për shkak të kushteve të papërmbushura nuk do të mbahen më 5 qershor, konfirmimin e mënyrës së organizimit të zgjedhjeve, si dhe asgjësimin e vendimit për abolim.

Ambasadori Solendil theksoi se Turqia i ndjekë ngjarjet politike në Maqedoni dhe shfaqi shpresë se do të respektohet zgjedhja e popullit në zgjedhjet që do të mbahen në pajtim me rergullat dhe pariemt demokratike të drejtësisë.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se dalja nga kriza duhet të jetë me anë të rrugës paqësore sepse stabiliteti dhe siguria e Maqedonisë janë me rëndësi, si për qytetarët dhe shtetin, ashtu edhe për rajonin.

Në atë drejtim, Zaev i potencoi angazhimet e LSDM-së për protesta të dinjitetshme dhe jo të dhunshme. Në takim është biseduar edhe për krizën e refugjatëve, për kontributin e Turqisë në përballjen e Evropëës me këtë problem, si dhe për përpjekjet e Maqedonisë në këtë fushë.

Artikulli paraprakMartohet vajza e Erdoganit, Edi Rama në mesin e 6 mijë dasmorëve (Video)
Artikulli vijuesTolerimi i naftëtarëve nga shteti