Takimi Biden-Vuçiq: Ndër temat e nxehta edhe Kosova!

Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Serbisë, në fund të qershorit do të vizitojë Shtetet e Bashkuara, dhe me këtë rast, nikoqir i tij do të jetë Joseph Biden, nënpresidenti amerikan, për të diskutuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të ardhmen e Serbisë.
Kjo vizitë, siç shkruajnë mediat serbe, duke u thirrur në vlerësimet e analistëve, është shumë e rëndësishme për Serbinë, sepse temat që do të diskutohen do të jenë shumë të nxehta.
 
Para së gjithash, shtohet më tej, është thënë se Biden do të stopojë “kushtet gjermane” për vazhdimin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, transmeton Telegrafi.
 
“Përveç euro-integrimit, temat e ardhshme të takimit të Vuçiq dhe Biden do të jenë Kosova, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës, marrëdhëniet bilaterale, kryesimi serb i OSBE-së, rasti i vëllezërve Bytyqi, si dhe forcimi i lidhjeve ekonomike”, theksojnë mediat në Serbi.
 
Përveç çështjeve ekonomike, analistët serbë gjithashtu besojnë se do të diskutohet edhe në lidhje me distancimin e Serbisë nga Rusia, por edhe për afrimin e Serbisë me NATO-n.
Artikulli paraprakMjekroshat të dhunshëm?! Këta në BFI desh u vranë me alltija për poste!
Artikulli vijuesErdoğan: Jam rritur dhe jetoj me Kuranin