Ministrat e jashtëm të SHBA, Anglisë dhe Arabisë Saudite kanë zhvilluar një takim të përbashkët, ku kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, John Kerry, Adel Al Xhobejr dhe ministri i jashtëm i Anglisë kanë zhvilluar një takim të përbashkët me dyer të mbyllura në Londër.
Thuhet se tema kryesore e këtij takimi ka qenë situata aktuale në rajon dhe çështjet në lidhje me RII dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore, si dhe çështjet e brendshme në Arabinë Saudite.
Burime të informacionit kanë njoftuar se John Kerry në këtë takim e ka siguruar Adel Xhobejrin se marrëdhëniet Uashington-Riad pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore do të forcohen edhe më shumë dhe Amerika do të qëndrojë përkrahë Arabisë Saudite. Anglia pas Amerikës është furnizuesi më i madh me armë i Arabisë Saudite.