Deklarata e UISH dënon ashpër këtë akt të ulët të kësaj reviste, e cila duke u mbrojtur me pretekstine lirisë së shprehjes dhe mendimit synon të mbjellë islamofobinë madje edhe armiqësinë ndaj Islamit dhe muslimanëve. SARAJEVË (AA) – Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër përmes një komunikate reagon në lidhje me satirizimin e profetit Muhammed. Të cilat i konsiderojnë të papranueshme, fyese, denigrues dhe provokues për ndjenjat e besimtarëve muslimanëve në botë, transmeton Anadolu Agency. Deklarata e UISH dënon ashpër këtë akt të ulët të kësaj reviste, e cila duke u mbrojtur me pretekstin lirisë së shprehjes dhe mendimit synon të mbjellë islamofobinë madje edhe armiqësinë ndaj Islamit dhe muslimanëve. “Ne ua bëjmë me dije të gjithë qytetarëve evropianë se Islami na mësoi ta duam këtë njeri, profetin Muhammed, i cili është i dashur për ne dhe i pazëvendësueshëm. Ai është njeriu i cili luftoi për të drejtat e njeriut, luftoi diskriminimin racor, gjinor dhe etnik. Ai na mësoi lirinë e të shprehurit dhe të menduarit si dhe barazinë, na mësoi ta duam tjetrin dhe ta respektojmë bindjen dhe besimin e tij. Na mësoi t’i duam dhe t’i respektojmë të gjithë profetët tjerë të Zotit, siç janë profetët Isa dhe Musa, paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë ata. Na mësoi që ta duam njeriun si krijesë e respektueshme dhe e dinjitetshme, që njerëzimi të ndërtojnë një shoqëri të shëndoshë dhe të bashkëjetojnë mes vete në paqe, harmoni dhe tolerancë” thuhet në dekalratën e nënshkruar nga kryetari i UISH në Zvicërr, imami Nehat Ismaili. Aty më tej u bëhet thirrje institucioneve relevante, si dhe ambasadat e shteteve arabe dhe islame, që të ushtrojnë ndikimin e tyre, për të ngritur këtë çështje në instancat më të larta të vendimmarrjes në suaza të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të sjellin “një ligj i cili ndalon fyerjen dhe abuzimin me fetë dhe librat qiellor”. Reagimi përfundon me porosinë ndaj besimtarëve muslimanë, e cila është që të ndjekin rrugën e paqes, dashurisë dhe promovimit të vlerave të Islamit, sepse kështu na mësoi profeti Muhamed, që fyerjes dhe abuzimit t’i përgjigjemi me urtësi dhe moral të lartë.
You Might also Like
Sërish të shtëna në shkollat amerikane (Video)
Të paktën dy fëmijë u plagosën nga të shtënat që kanë ndodhur në shkollën Berrendo…
By
1 Min Read
Klinton e Lavrovi takohen për Sirinë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë takuar…
By
1 Min Read
Erdogan me një mësim të mirë liderëve të G20-ës (Foto/Video)
Liderët politikë të 20 shteteve më të industrializuar të botës, vazhdojnë të qëndrojnë në Shën…
By
1 Min Read
“Ja pse i urrej myslimanët”: Arsyeja do ju befasojë
Një mysliman mbeti i befasuar kur një person, krejtësisht i panjohur, iu afrua dhe i…
By
1 Min Read
Zëvendësi i Merkelit pret mbi 1 milion refugjatë
Mbi një milion refugjatë do të vijnë në Gjermani këtë vit, ka thënë zëvendëskancelari gjerman,…
By
1 Min Read
Arabia Saudite i ofron Gjermanisë ndërtimin e 200 xhamive
Arabia Saudite iu është përgjigjur rritjes së numrit të refugjatëve nga Lindja e Mesme që…
By
1 Min Read
