Shani Tarashaj është zgjedhur lojtar i muajit gusht në Superligën e Zvicrës në futboll.
Sulmuesi i Grasshopperit mori 23 mijë e 848 vota në anketën e “blick.ch”.
I dyti ishte Michael Lang i Baselit me 23 mijë e 186 vota.
Tarashaj 20-vjeçar është shndërruar ndër sulmuesit kryesor të Superligës së Zvicrës në edicionin e ri.
Ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje kampionate, përcjell koha.net. Ka shënuar edhe një në ndeshje për Kupë dhe një me ekipin U-21 të Zvicrës.