Tashmë roboti luftarak mund të blihet në Japoni

Sot në një ekspozitë në Japoni kompania Suidobashi Heavy Industry prezantoi prototipin e një roboti luftarak me gjatësi 4 metra, peshë 4,4 ton, të quajtur Kuratas. Kjo mrekulli e teknologjisë lëviz mbi rrota, të vendosura në katër këmbë, dhe punon me një motor të zakonshëm diesel me djegie të brendshme. Armatimi i robotit përbëhet nga dy mitralozë me rrotullim dhe dy raketa të vogla.

Prototipi mund të blihet për $ 1.250.000. Ndërkohë që tashmë për të janë bërë 3000 porosi nga e gjithë bota.

Artikulli paraprakFamilja e një shkencëtari amerikan ngre padi kundër CIA-s për vrasje
Artikulli vijuesIzraeli është angazhuar në krijimin e avionit të papilotuar "të padukshëm"