Të bëjnë të suksesshëm

Qëndro mbrapa vetes duke i dhënë guxim.

Vullneti i fortë: Të shpie në sukses vullneti i fortë. Ta duash me pasion atë që synon. Të mos jetë shkak ana financiare.

Angazhimi: Puna e mundimshme të shpie në sukses. Duhet të ndiesh kënaqësi kur angazhohesh shumë e mundohesh.

Përsosmëria: Kur mësyn një punë, o bëje mirë o lëre fare. Trego përpikëri në kryerjen e punës. Përkryerja arrihet me praktikë, vazhdimësi.

Përqendrimi: Kur synon një punë, përqendrohu vetëm në të. Mësymja kërkon përqendrim vetëm në një gjë.

Shtytja: Nxite, shtyje veten tënde:; fizikisht, mendërisht, e vazhdo duke e shtyrë veten drejt suksesit.

Pa druajtje: Të mos kesh druajtje, hezitim. Qëndro mbrapa vetes duke i dhënë guxim.

Familja: Nxit familjen të të përkrahin. Përkrahja e familjes është e rëndësishme në arritjen e suksesit.

Shërbyes: Ji shërbyes i mirë. Bëju mirë të tjerëve, e këtë bëje me dashuri dhe sinqeritet.

Ideja: Të kesh ide, të jesh kreativ. Këtë e arrin me dëgjim, vrojtim, me kureshtje, pyetje që zgjidhin probleme; ndërlidhi me idenë tënde.

Ngulmi: Duhet të durosh, të ngulësh këmbë. Duro në arritjen e objektivit.

Shkruar nga Avni Tafili/pertymoter/kohaislame

Artikulli paraprak800 të burgosur palestinezë i bashkohen grevës së urisë
Artikulli vijuesShkupi kërkon ekstradimin e shpejt për “Monstra”