Manaferra e pasur me vitamina

Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh.

Manaferra ndikon si aspirina

Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore. Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit.
Kjo pemë ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve, shkruan ina-.
Manaferrat e freskëta janë më të shijshme me pak mjaltë apo sheqer. Nga to mund të bëhen lëngu, vera, kompoti, likeri, xhemi, pite të shijshme dhe ëmbëlsira./ndx/kohaislame

Artikulli paraprakXhaferi akoma në gjendje kome
Artikulli vijuesOKB: 150,000 civilë kanë lënë Sirinë