Të mirat e mollëve

Për qëllime mjekësore përdoren frutat e mollës dhe gjethet.
Frutat përmbajnë rreth 15 përqind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, janë të pasura në karotinë (provitaminë A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, të cilat ndodhen nën lëkurë.

Farat e mollës përmbajnë albumina dhe yndyrë. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut.

Ky çaj përdoret për të zbutur e për të pakësuar të kollurit, kundër bllokimit të zërit, lehtëson dhimbjet e grykës ,acarimet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të vetë mushkërive. Çaji i mollës ndihmon për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve.

Mollët rekomandohen të përdoren edhe tek njerëzit me sëmundje nervore, të cilat shoqërohen me pagjumësi. Ato përdoren me efekt kundër reumatizmave, artritizmit dhe kundër gurëve në veshka. Rezultate të mira japin edhe kundër sëmundjeve të mëlçisë. Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve që shkaktohen nga ushqimet. Cipa e jashtme e frutave të mollës ka përmbajtje të lartë vitaminash.

Artikulli paraprak5 shenjat e hershme paralajmëruese të sulmeve në tru
Artikulli vijuesEkspertiza në Zvicër për Dafina Zhubin: Ajo u vra