Një ndër ngjarjet që po shënojmë këtë vit të ri, është edhe rrëzimi apo shkatërrimi i varrezave katolike në Romajë të Hasit. U quan i madh e i vogël për të dënuar rastin. Mediave iu doli një punë e madhe, për të raportuar, jo më fal për të gjykuar, ngase mediat tona rrallë raportojnë ato më shumë gjykojnë dhe japin verdikte.
Një frymë e cila u përcjell gjatë raportimeve shtonin tezën se dikush nga myslimanët e ka bërë këtë akt vandal. I shterën të gjitha mundësitë për të gjetur fajtor dikë prej njerëzve, sa që bënë që edhe fshatarët të mendojnë se dikush është që nuk ua do të mirën, leje atyre por edhe të vdekurve!
Por realiteti dëshmojë se rrëzimi i atyre varrezave apo shkatërrimi ndodhi si shkak i erës së fuqishme që e kishte goditur këtë vend, ku si shkak kishin mbetur edhe disa varreza të myslimanëve të shkatërruara.
Shqiptarët janë të njohur në botë për trashëgimin fetare, gjë që është shembull për të tjerët. Ndërsa mediat tona për të marrë lexues dhe klikues, veprën fisnike të tolerancës fetare mundohen ta shkatërrojnë duke nxitur situata dhe momente, që me të vërtet na cenojnë të gjithë neve.
Po ashtu edhe në mesin e shqiptarëve janë të njohura disa media dhe gazeta, që për të mos u rritur “morrin” nuk do tu përmend emrin, që non-stop/ 24orë në ditë, ata e kalojnë duke mbjell armiqësi dhe duke shkatërruar vlerat fetare, duke nxitur konflikte të paqena.
Myslimanët si shumicë në këto treva, deshëm apo nuk deshëm janë faktor kryesor i mbjelljes së kësaj trashëgime fetare në mesin e shqiptarëve. E si ka mundësi ajo që deri dje ka kultivuar harmoni ndër fetare së bashku me besimtarët e saj, sot të jenë rrënuesit e saj? A aq keq mendoni për myslimanët shqiptar, se ne i përdhosim varrezat? Se ne merremi me të vdekurit? Se ne merremi me varreza?
E drejta e besimit është e njohur për myslimanët para demokracisë. Vetëm me hulumtue me gjatë e shohim se harmonin fetare sa e kanë kultivuar myslimanët ndër vite, qoftë në Kosovë e Shqipëri por edhe në shumë vende të botës ku janë shumicë.
Xharranianët ndoshta duan të nxisin konflikt mes myslimanëve dhe përkatësive tjera fetare, por ne myslimanët garantojmë se kurrën e kurrën nuk do të prekim në shenjtërit e feve tjera dhe as që do të keni rrezik kanosje fizike nga ana jonë. Ata që e bëjnë një gjë të tillë, nuk prezantojnë Islamin dhe se di me çfarë mësime të Islamit paqësor e dëmtojnë dikë?
Në emër të redaksisë
Nexhmedin Kalisi