Të paktën 26 të vdekur nga rrokullisja e autobusit

Të paktën 26 njerëz janë mbytur, në mesin e tyre edhe tre fëmijë, ndërsa edhe 27 të tjerë janë plagosur me rastin e rrokullisjes të autobusit të udhëtarëve në një greminë të thellë 100 metra në shtetin Nayar në perëndim të Meksikës. Për arsye të gjendjes kritike të të plagosurve, autoritetet druajnë se numri i të vdekurve do të rritet gjatë orëve të ardhshme.

Autobusi i rrokullisur ishte duke shkuar nga Chihuahua drejt vendverimit Rincon de Guayabitos, ndërsa sipas supozimeve ë para shkak i aksidentit është vozitja e shpejtë apo lodhja e shoferit, i cili po ashtu ka vdekur, transmeton agjencia AP. /kohaislame

Artikulli paraprakJaponia lansoi anije kozmike pa pilot
Artikulli vijuesHjekat e mërgimtarit