Sulmohet ambasada amerikane në Jemen

Zemërimi me filmin anti-islamik, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, ka vazhduar të përhapet në gjithë botën myslimane.

Të enjten, demonstruesit kanë sulmuar ambasadën amerikane në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Demonstruesit kanë brohoritur me fjalët “Allahu Ekber, Allahu Ekber,  Zoti është më i madhi, Zoti është më i madhi”.

Ata kanë depërtuar përmes portës kryesore të kompleksit diplomatik, duke thyer dritaret dhe djegur automjetet, para se policia t’i dëbonte me topa uji dhe të shtëna paralajmëruese./BS/kohaislame

Artikulli paraprakVjedhje në xhaminë e “Maksut Pashës”
Artikulli vijuesProtestuesit godasin me qese mielli makinën e Berishës