Të premten Kuvendi diskuton për Gjykatën Speciale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se të enjten, respektivisht të premten do të mbahen dy seanca plenare të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, derisa të enjten do të diskutohet për disa pika të rendit të ditës, në seancën e së premtes do të diskutohet për amendamentet për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale.
 
Duke i komentuar deklaratat e opozitës, Veseli ka thënë se deputetët janë në një moment ku duhet të pozicionohen “në mes emocioneve dhe arsyes”.
 
Ai ka vlerësuar se mbi të gjitha është me rëndësi që Kosova ta ruaj partneritetin me miqtë ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Artikulli paraprakShpërdoroi 620 mijë euro, lihet i lirë me detyrim paraqitje
Artikulli vijuesVetëvritet një polic shqiptar