Të rinjtë në protestë “axha polic, na ke nimu, na ke q* nanen”

Pranë stacionit qendror të Policisë në Prishtinë po mbahet protestë pas rastit të denoncimit të një të miture se është shfrytëzuar dhe dhunuar seksualisht nga një Polic në komunën e Drenasit.

Protestuesit kryesisht të rinj po mbajnë pankarta ku kanë shprehur pakënaqësinë për policët të cilët janë akuzuar se nuk kanë mbrojtur viktimat dhe denoncuesit.

Një nga pankartat e ekspozuara para stacionit policor është edhe “axha polic, na ke nimu na ke q* nanen”, raporton Gazeta Express.

 

 

Edhe pankartat e tjera shprehin revoltën ndaj institucionit të sigurisë që po dështon të mbrojë viktimat në disa raste.

Qindra persona shihen të jenë pjesëmarrës në protestën “përdhunuesit në burg”.

 

Ndryshe, vendi u trondit pas raportimit se një 16 vjecare ishte shfrytëzuar seksualisht me një arsimtar në shkollën e saj në Drenas, dhe e kishte denoncuar atë.

Më pas nxënësen, sipas raportimit të Insajderit, kishte vazhduar ta shfrytëzonte seksualisht polici të cilin e kishte njohur kur e ka denoncuar arsimtarin. /Express/

 

 

Artikulli paraprakGlauku: Unë jam në gjendje me i sjell më shumë se njëmijë njerëz për me dëshmu se ka gënjyer Dardani
Artikulli vijuesMercedes shpërblen mundin e punëtorëve me nga 5000 euro