Të rinjtë nga 56 vende me shumicë muslimane dënojnë puçin e dështuar ushtarak në Turqi

Forumi i të Rinjve për Dialog dhe Bashkëpunim i Konferencës Islamike (ICYF-DC), në kampingun e parë për të rinj të organizuar në jug të Turqisë, në provincën e Antalyas, me anë të një deklarate të përbashkët ka dënuar fort përpjekjet për grusht shteti në Turqi.

Në një deklaratë të quajtur “Në mbështetje të Turqisë dhe Demokracisë”, të rinjtë nga 57 shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ku bën pjesë edhe Shqipëria, e cila është përfaqësuar në këtë aktivitet nga studenti i doktoraturës në gazetari, Enes Neza, kanë dënuar njëzëri puçin e 15 Korrikut, duke shprehur mbështetjen për qeverinë legjitime në Turqi dhe duke u solidarizuar me popullin turk.

 

Në mbështetje të kësaj pjesëmarrësit kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale me hashtagun #YouthWithTurkey.

Të rinjtë kanë kritikuar edhe mediat perëndimore për qëndrimin e tyre joparimor ndaj përpjekjes për grusht shteti, duke shtuar gjithashtu se perëndimi në përgjithësi u tregua i dobët në qëndrimin e vet për të mbështetur qeverinë legjitime dhe demokracinë në Turqi.

 

Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij kampingu me të rinjtë e vendeve anëtarë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik shkon përtej modelit tradicional të një kampingu. Me anët të sesioneve akademike që mbahen çdo ditë, ky organizmi ka për qëllim edhe rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve muslimanë për vlerat e përbashkëta humane, historinë, kulturën, civilizimin.

T’i ndërgjegjësojë ata për çështje delikate që shqetësojnë botën sot si terrorizmi, islamofobia, racizmi, ksenofobia etj., si dhe t’i bashkojë ata nën një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Ky kamping, i pari i këtij lloji nga ICYF-DC, është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve në Turqi.

Në këtë aktivitet marrin pjesë rreth 300 të rinj nga 57 vende dhe zhvillohet nga datat 10 gusht deri më 24 gusht 2016. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakGjermania shqyrton propozimin për një korridor humanitar në Halep
Artikulli vijuesBota është si një hije: nëse mundohesh ta kapesh, nuk ke për ta arritur kurrë…