Të riut pejan i kthehet tumori në sy: Punon për pesë euro në ditë, shpreson t’i bëjë paratë për shërim!

Çdo ditë e më shumë po shtohen rastet e personave me sëmundje të rënda të cilët për shkak të kushteve të vështira ekonomike, kërkojnë ndihmë nga qytetarët. I tillë është edhe Arianit Lipa nga Peja (17), i cili vuan nga tumori në sy.

Ai ishte operuar në QKUK në vitin 2013, por pa sukses, pasi nga kontrolli i rregullt një muaj më parë, mjekët i thanë që sëmundja është rikthyer dhe se trajtimi duhet të vazhdohet jashtë vendit.
 
Por, ai nuk ka mundësi ekonomike për ta përballuar jashtë këtë shërim. Ndaj, detyrohet që për shërimin e tij të punojë çdo ditë.
 
I rritur pa baba dhe në kushte të vështira, Arianiti thotë se ka kërkuar ndihmë edhe tek institucionet lokale dhe qendrore, por pa rezultat.
 
Ai punon në një autolarje, për vetëm pesë euro në ditë. Ndaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për të siguruar paratë për shërimin e tij.
 
“Po lodhem në punë. Kam edhe dhimbje. S’po muj. Kryet po më dhemb më shumë. Ama po duhet, kur s’ki kah me ia ngjit”, thotë ai.
 
Arianit Lipa, pos sëmundjes që ka, bart edhe barrën e kryefamiljarit. Familja e tij të ardhura tjera nuk ka, pos asistencës prej 60 eurove. /kohaislame
Artikulli paraprakTre të vrarë në Prizren
Artikulli vijuesDeputetet për 8 mars ia qesin tymin!