Katër avionë amerikanë F/A-18 u ngritën në ajër për të interceptuar avionët luftarakë rusë, të cilët fluturuan shumë pranë aeroplanmbajtëses amerikane USS Ronald Reagan në gadishullin korean.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se avionët rusë fluturuan shumë pranë super-aeroplanmbajtëses gjatë një stërvitje ushtarake të SHBA me Korenë e Jugut.
Josh Earnest tha se incidenti nuk solli ndonjë konfrontim domethënës.
Marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë përkeqësuar ndjeshëm, veçanërisht pas konflikteve në Ukrainë dhe Siri.
Ndërkohë SHBA vazhdon të jetë e mbërthyer në tensione me Kinën në lidhje me disa ishuj artificialë në Detin Jugor të Kinës.
Komandanti i flotës kineze tha se SHBA po sillet në mënyrë të rrezikshme dhe provokuese pak ditë pasi një anije luftarake amerikane lundroi shumë pranë ishujve.
Admirali Wu Shengli tha se ekziston rreziku që incidente të tilla të vogla të ndezin luftën.
Destrojeri bërthamor amerikan USS Lassen u afrua deri në 12 milje pranë zonës së pretenduar nga Kina.
SHBA thotë se këto janë operacione rutinë, por ka dënuar përpjekjet e Kinës për të ndërtuar një bazë mbi këto ishuj artificialë.