Turqia strehë e sigurtë për refugjatët sirianë

Me muaj të tërë Turqia është duke u përballur me një fluks të madh refugjatësh sirianë, të cilët gjatë luftës civile kanë tentuar të largohen në drejtim të Turqisë.

Kushtet e vështira në të cilat po jetojnë i kanë detyruar mijëra sirianë të braktisin shtëpitë e tyre dhe të kalojnë kufirin turk në provincën Karkamësh në juglindje të Turqisë.

Pavarësisht se një pjesë e madhe e refugjatëve sirianë janë të strehuar në Turqi, shteti turk vazhdon të ndihmojë vëllezërit e tij sirianë edhe pse kampet tashmë janë mbushur plot e përplot.

Pothuajse pjesa më e madhe e qytetarëve turq që jetonin në Siri janë kthyer në atdheun e tyre dhe përpos kësaj qeveria turke ka ndërmarrë masa për të strehuar edhe një pjesë të madhe të refugjatëve sirianë.

Gjatë këtyre muajve kufiri mes Turqisë dhe Sirisë ka qenë i hapur me synim për të lehtësuar kalimin e tyre në vendin fqinj.

Kryesisht gra dhe fëmijë janë ata të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të refugjatëve, ku mungesa e ushqimit dhe kushtet e ftohta të motit i kanë shtyrë që të transferohen në kampet e Turqisë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTurqi: Popullsia vazhdon të shënojë rritje
Artikulli vijuesTurqi: Kryeministri Erdogan e viziton Iranin