Tension te Rektorati

Policia ka përdorur dhunë mbi protestuesit po ashtu ka hedhur gaz lotësjellës, raportohet për disa protestues të lënduar mirëpo nuk dihet ende numri i tyre.

Ka filluar përleshja në mes të studentëve dhe Policisë. Janë lënduar disa studentë protestues si pasojë e gazit lotsjellës dhe sprejit që po përdor Njësia Speciale para Rektoratit.

Është dita e tetë që studentët e Universitetit të Prishtinës dhe anëtarë të shoqërisë civile po protestojnë para Rektoratit të UP-së për të kërkuar dorëheqjen e rektorit  Ibrahim Gashi.

Kërkesë e studentëve është dorëheqja e menjëhershme e rektorit Ibrahim Gashi, fillimi i hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në Universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues. Ndryshe, edhe Kuvendi i Kosovës po diskuton lidhur me gjendjen e UP-së.kohaislame

Artikulli paraprakRusia thotë se s’lejohet propaganda homoseksuale në Sochi
Artikulli vijuesJa cilët deputet të PDK’së shkojnë në partinë e Limajt e Krasniqit