KQZ shpall rezultatet përfundimtare të balotazhit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në njoftimin për media thuhet se sot po ashtu do të certifikojë Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të mbajtura më 22 tetor 2017.

“Sot në ora 13:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të mbajtura më 22 tetor 2017, dhe shpall rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave që u mbajtën më 19 nëntor 2017”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Artikulli paraprakHaradinaj: Ndryshimi i Ligjit për Lirinë Fetare i nevojshëm për anëtarësim në UNESCO
Artikulli vijuesKonjufca: Projektligji për Lirinë Fetare nuk përfshin mendimin e Komisionit të Vendedikut