Rusia thotë se s’lejohet propaganda homoseksuale në Sochi

Zëvendëskryeministri rus Dmitry Kozak ka paralajmëruar të entjen spektatorët dhe atletët kundër promovimit të të drejtave të homoseksualëve gjatë lojërave olimpike.

Sipas tij, kjo gjë është e ndaluar sipas Kartës Olimpike dhe ligjeve ruse që të bëhet propagandë gjatë ngjarjeve sportive.

Ai iu ka kujtuar pjesëmarrësve në lojëra, se ligji thotë se nuk është e lejuar të promovohet homoseksualiteti në mesin e të miturve – një terminologji kjo e cila shihet si tejet “homofobike” nga aktivistët LGBT.

“Nuk kemi asnjë lloj kufizimi për të drejtat e qytetarëve, bazuar në orientimin e tyre seksual. Ne jemi të rritur, dhe mund të bëjmë jetë ashtu si duam”, ka thënë Kozak.

“Homoseksualët mund të bëjnë propagandë për orientimin e tyre seksual, në mesin e të rriturve. Por nuk ka nevojë që të flasin në prani të fëmijëve. E kam thënë këtë gjë qindra herë”, ka nënvizuar Kozak./bs/kohaislame

Artikulli paraprakAfrikë Qendrore, muslimanët përballen me sulme të egra
Artikulli vijuesTension te Rektorati