Pas sektorit të sigurisë dhe drejtësisë, autoritetet kompetente turke kanë intensifikuar hetimet dhe në fushën e diplomacisë për lidhjet e nëpunësve me organizatën terroriste FETO, e cila më 15 korrik tentoi të kryejë grusht shteti në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Hetimet i kryen prokuroria shtetërore në Ankara, ndërsa ato ndërlidhen me të gjitha sektorët, duke përfshirë edhe arsimin, sektorin privat, të sigurisë dhe drejtësisë.
Ministria turke e Punëve të Jashtme në vend i ka thirrur afër 300 diplomatë të akredituar në misionet jashtë vendit dhe në vazhdim është procedura hetimore për lidhjet e tyre të mundshme me puçistët.
Në kuadër të hetimeve të deritanishme, është arrestuar nëpunësit i nivelit lartë, Gurcan Balik, i cili ka qenë shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, kur këtë post e mbante Ahmet Davutoglu.
Balik ishte edhe kryekëshilltar për politikë të jashtme edhe në kabinetin e ish-presidentit turk Abdullah Gyl. Janë arrestuar edhe dy ish-ambasadorë turq, ish-ambasadori në Kanada, Tuncay Babali dhe ish-ambasadori në Kosta Rikë, Ali Findik.
Bëhet fjalë për ish-diplomatë të cilët edhe më herët ishin nën hetime për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste FETO.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë u njoftua se pas përfundimit të hetimit kundër të gjithë diplomatëve të dyshuar, do të fillojnë procedurat ligjore, ndërsa të gjithë ata për të cilët dëshmohet se nuk kanë lidhje me organizatën terroriste FETO do të kthehen në detyrat e tyre.