Terapia e re kundër leukemisë

Shkencëtarët amerikanë e kanë zhvilluar një terapi eksperimentale kundër leukemisë, e cila përdor qelizat e modifikuara të sistemit të imunitetit të vetë pacientëve.

Revista ‘Science Translational Medicine’ shkruan se si këto qeliza kanë sjellë deri te reduktimi i tumorit dhe shuarja e leukemisë akute limfoblastike (LAL).

Një qasje e ngjashme tashmë është përdorur në mjekimin e fëmijëve, ndërsa tani për herë të parë në këtë mënyrë janë trajtuar pacientët e rritur. LAL është shpesh rezistuese ndaj ndikimit të hemoterapisë dhe mund të sjellë deri te vdekja e pacientëve në afat prej disa javësh.

Terapitë ekzistuese janë efektive te 80-90 për qind të fëmijëve me LAL dhe vetëm te 30 për qind e pacientëve të rritur. Në studimin e shkencëtarëve nga ‘Memorial Sloan-Kettering Cancer Center’, në Nju-Jork, është zbuluar se si qelizat T të sistemit të imunitetit të pacientëve mund të modifikohen në mënyrë që ta arrijnë aftësinë e identifikimit dhe shk­at­ë­rrimit të qelizave të LAL./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakFrancë, protesta masive kundër martesave gay
Artikulli vijuesKim Mehmeti: S’debatoj as me “buzhalla e budalla” as me kancelarë kishtarë që s’dinë të lexojnë!