Tërmet në politikën franceze, fiton e djathta ekstreme “Le Pen”

Partia e ekstremit të djathtë “Fronti Nacional” i  Marine Le Pen fitoi në gjashtë nga 13 rajone, në raundin e parë për zgjedhjet lokale në Francë. Këto ishin zgjedhjet e para, prej sulmeve terroriste të 13 Nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 persona.

Partia “Republikanët” e Nikola Sarkozi renditet e dyta, ndërsa pas saj Partia Socialiste. Pjesëmarrja ka shënuar rënie në 46.4 % krahasuar me 50.5 % në 2010.

Megjithëse Fronti Nacional ka siguruar mbështetje të dukshme të dielën, nuk është ende e qartë nëse kjo mund të përkthehet në fitore në raundin e dytë që zhvillohen me 13 Dhjetor.

Kjo parti politike është kundër Bashkimit Evropian dhe kundër migracionit. Ajo gjithashtu ushqen antipati ndaj islamit dhe muslimanëve.

 

Artikulli paraprakFemra që drejton asamblenë e Emirateve të Bashkuara Arabe
Artikulli vijuesÇavushoglu: Politika sektare e Iranit paraqet rrezik