Sipas një raporti të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) forcat izraelite të sigurisë gjatë gjashtë muajve të fundit kanë arrestuar së paku 1.899 fëmijë palestinezë në territoret e pushtuara
Forcat izraelite të sigurisë gjatë gjashtë muajve të fundit kanë arrestuar së paku 1.899 fëmijë palestinezë në rajonin e Bregut Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën e pushtuar.
Me rastin e Ditës së Fëmijëve palestinezë, Organizata për Çlirimin e Palestinës (OÇP) shpalosi një raport për arrestimin e fëmijëve palestinezë që nga fillimi i kryengritjes palestineze kundër pushtimit izraeli,t i cili filloi në tetor të vitit të kaluar.
Në raport thuhet se numri i të miturve të arrestuar përbën 37 për qind të numrit të përgjithshëm të palestinezëve, të cilët ushtria izraelite i ka arrestuar në gjashtëmujorin e kaluar.