“Terroristët nuk kanë fe”

Kryeredaktori i Tribuna Channel, Agron Halitaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzimin e terroristëve të ndryshëm me mbiemra të ndryshëm. Ai ka thënë se atë çfarë po bëjnë disa gazetar vendor po ashtu edhe ndërkombëtar është e gabuar.
Ky është postimi i tij i plotë: “Gazetarët, politikanët por edhe ekspertët e çështjeve të sigurisë nuk duhet t’u vënë mbiemra terroristëve.
Duke iu referuar atyre si islamistë apo xhihadistë, ata po i lëndojnë besimtarët e vërtetë islamë.
Fatkeqësisht, ky gabim nuk po bëhet vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e Perëndimit.
Rikujtoj se vetë Papa Francesku, në një rast ka thënë “Nëse e ngatërroni Islamin me terrorizëm, unë do të nervozohem. Ky është një ofendim për myslimanët… Terrorizmi nuk ka fe”./KohaIslame

Screenshot_69

Artikulli paraprakPërpara se tanket të arrijnë në dyert e Qabes
Artikulli vijuesKu janë ekspertët e terrorizmit pyet gazetari i TV Shenja