Terrorizëm?

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është takuar sot me kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin me të cilin ka diskutuar rreth projektligjit mbi pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në konflikte të armatosura ku ajo përmes një postimi në profilin e saj zyrtarë ka thënë : “Sot u takova me Kryetarin e Kuvendit, zotëri Kadri Veseli, i cili më njoftoi për projektligjet mbi pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në konflikte të armatosura jashtë vendit. Ky dhe disa projektligje të tjera do të dalin për miratim në Kuvendin e Kosovës së shpejti”
Në anën tjetër ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit Sylë Hoxha ditë më parë tha se Prokuroria e Shtetit është duke bërë gjithçka që të luftoj këtë dukuri dhe është prioritet i prokurorit të shtetit.
“Mbi bazën e koordinimeve dhe veprimeve mes prokurorit të shtetit dhe policisë prokuroria speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetime kundër 130 personave të dyshuar për terrorizëm. Janë arrestuar me dhjetëra të dyshuar dhe ndaj 36 personave është shqiptuar masa e paraburgimit”, ka thënë Hoxha.

Një numër i madh i të arrestuarve për terrorizëm, janë liruar nga të gjitha aktakuzat dhe janë shpallur të pafajshëm. Aksioni që nisi fillimisht me 11 gusht dhe që u ripërsërit edhe me 17 shtator, vendosi nën akuzë edhe 15 imamë shumica e të cilëve ishin pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës. 90% e tyre janë të liruar duke u hequr të gjitha akuzat dhe ata vazhdojnë jetën normale me aktivitet e tyre.
Është për tu çuditur se lajmet mbi terrorizmin në Kosovë, vijnë 1 javë pas serbi ishte nxënë me 13 kg eksploziv dhe po bënë plane për të quar në erë Katedralen. Sikur duan të na mbjellin një armik që nuk frymon mes nesh? Terrorizëm i thonë edhe pse qe 15 vite ka njerëz me mjekra dhe pantofla të shkurta por asnjëherë asnjë vrasje me e vogla nuk ka qenë me motive fetare.
Si qytetar i thjeshtë shtrohet pyetja: Për çfarë terrorizmi e keni fjalën? Ku janë ata “terroristë” që ne po bashkëjetojmë me ta e nuk i dimë? Mos jeni ju vallë terroristë që na terrorizoni për çdo ditë me këtë terrorizëm islam krejt të veçantë të cilit i mungon terrorizmi edhe i mungon edhe Islami?

Artikulli paraprakVdes serbi, u rrëzua në shkallë
Artikulli vijuesUlja e çmimit të naftës, analistët: Është thikë me dy presa