Avioni i ri i cili është prodhuar në Kinë është i modelit C919 dhe pritet të lëshohet në qarkullim nga mesi i këtij viti
Kina do të hedhë në tregun komercial një avion të madh udhëtarësh për të cilin thuhet se do të konkurrojë airbusët dhe boingët e llojit të vet, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni i ri i cili është prodhuar në Kinë është i modelit C919 dhe pritet të lëshohet në qarkullim nga mesi i këtij viti.
Partia Komuniste e Kinës njoftoi se avioni C919 ka kaluar me sukses të gjitha testet të cilave iu nënshtrua dhe se është i gatshëm për të fluturuar në linjat komerciale. Bëhet fjalë për avionin që e ka projektuar korporata kineze për aviacion komercial, COMAC.
Përfaqësuesi i korporatës, Li Chiang tha se janë testuar të gjitha pjesët dhe pajisjet e avionit të ri, i cili do të bart mes 158 dhe 168 udhëtarë.
Avioni kinez C919 mund të përshkojë një destinacion të gjatë prej 4.075 kilometra, dhe që tani ka tërhequr vëmendje të madhe në treg.
Në muajt e fundit, COMAC ka marrë porosi nga 21 kompani ajrore të cilat kërkojnë rreth 500 avionë C919, ndërsa kompania planifikon të prodhojë 2000 të tillë për shitje.
Avioni C919 paraqet një lloj të reagimit për dominimin në klasën e avionëve të mëdhenj të cilin e kanë gjenerata e Boeing 737 dhe Airbus 320.
Ky nuk do të jetë avioni i parë kinez, meqë qershorin e kaluar filloi të realizojë fluturime komerciale avioni kinez ARJ21 i cili është i destinuar për fluturime rajonale.