Tetova është bërë vatra më dramatike e gripit për këtë sezon. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, ditëve të fundit në Tetovë janë paraqitur rreth 755 raste të të sëmurëve me grip.
“Ditët e fundit me ndryshimin e temperaturave ku patëm temperature nën zero dhe gati deri në minus 20, dhe brenda ditës kishte oscilime që rritej temperatura dhe sigurisht që kjo ka ndikuar në shëndetin e përgjithshëm të pacientëve dhe kemi një rritje graduale të pacientëve që vijnë dhe ankohen enkas shkaku i simptomave të gripit apo virozave që enkas paraqiten në këto ditë dimri. Numri mund të them që është rritur për 20 deri në 30 %, pra në ordinancën time dhe këtu ku punojmë dhe gravitoj”, tha Bekim Ismaili, mjek në Shtëpinë e Shëndetit.
Mjekët alarmojnë se shkak i shtimit të numrit të të sëmurëve, ndihmohet edhe nga ajri i ndotur, i cili ndikon në uljen e imunitetit dhe nxit sëmundje të tjera.
“Ka numër të madh që janë me sëmundje virale me temperaturë me simptoma të gripit, por pritet që ky numër ende më shumë të rritet, por, në të madhe ndikon edhe ambient, pra ndotja e ajrit, unë sa di prej mediave jemi qyteti më i ndotur në Maqedoni apo edhe në Evropë, domethënë kushtet, ftohti i madh dhe tek pritet sezoni pra ka numër të madh por tek pritet që ky numër të rritet. Pra thamë ndotja e ajrit në të madhe ndikon në rënien e imunitetit, ne kemi biseduar edhe më herrët se përveç gripit dhe sëmundjeve tjera pra këto gjendje janë alarmante , sepse kjo faktikisht nuk është ndotje por është një helmim, i cili do sjell me siguri, nëse nuk parandalohet, edhe sëmundje tjera”, u shpreh Naser Qafqani, Kryeshef i repartit të sëmundjeve interne.
Mjekët rekomandojnë që të mos dilet pa nevojë nëpër qytet dhe të bëhet kujdes nga i ftohti. Po ashtu, mbetet rekomandohet që të konsumohen sa më shumë fruta dhe çaj, për të marrë vitaminat dhe për të mos lejuar dehidrimin.
Burimi : Alsat-m