Një lajm i mirë vjen nga diaspora shqiptare në Danimarkë. Liridon Aliti, shqiptar nga Tearca e Tetovës, ka mbrojtur temën e magjistraturës në Universitetin e Kopenhagës me notë maksimale 12.
Titulli i temës ishte “A biosensor as a diagnostic tool for rheumatoid arthritis” .(Roli i biosensorëve në diagnostifikimin e sëmundjeve reumatologjike) dhe u mbrojt në Fakultetin e Shkencave Natyrore, drejtimi Nano, transmeton Flurudha.
Pas mbrojtjes së temës së magjistraturës, Liridon Aliti pranohet që të vazhdojë edhe doktoraturën në Universitetin e Kopenhagës.