Pas takimit në Bruksel deri më tash vetë Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Ivica Daçiq për opinionin përkatës të tyre kanë dhënë versionin e vet për takimin, duke u dalluar diametralisht, ndërsa pala evropiane ka folur vetëm në mënyrë të përgjithshme, duke konfirmuar se takimi është zhvilluar dhe duke nënvizuar rëndësinë që ka dialogu për të ardhëm evropiane “si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës”.
“Koha Ditore” ka mësuar nga burimet diplomatike në Bruksel se çfarë ka raportuar zyrtari nga Shërbimi i veprimit të jashtëm dhe sipas kësaj shihet se në fakt që në takimin e parë Thaçi-Daçiq është folur konkretisht për disa pika, ndonëse kjo ka qenë në mënyrë joformale.
Sipas këtyre burimeve pikat kryesore të planit të BE-së janë: ndërprerja e ushtrimit të funksioneve shtetërore të Serbisë në veri të Kosovës, hapja e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe asaj të Serbisë në Prishtinë, zbatimi i marrëveshjeve të deritashme posaçërisht IBM-së, pjesëmarrja e Kosovës në forumet ndërkombëtare e jo vetëm rajonale.
E ndërkohë Kosovës i kërkohet ta pranojë se “veriu është ndryshe”.
Sipas burimeve diplomatike, veriu gjithsesi është dhe do te jetë temë e dialogut dhe madje njëra ndër temat kryesore./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Azem Syla me grupin dëmtoi 30 milionë euro Kosovën
Ka nisur herët një aksion i EULEX-it bashkë me Policin e Kosovës duke kërkuar deputetin…
By
Redaksia
1 Min Read
Dëmshpërblim për Kastratët, për vrasjen që ndodhi nga polici
Gjykata Themelore në Pejë ka obliguar Ministrinw e Punwve tw Brendshme (MPB) që ta dëmshpërblejë…
By
Redaksia
6 Min Read
Limaj mohon kontaktet me Bllacën: Hashim e Kadri, u bë boll më
Fatmir Limaj nëpërmjet Facebook-ut i është drejtuar Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së Kadri…
By
Redaksia
3 Min Read
Qytetarët e Skenderajt në protestë, bllokohet kryqëzimi i Komoranit (Foto)
Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për dënimin e Sami Lushtakut, Sylejman…
By
Redaksia
1 Min Read
Rasti i mesuesit që vrau drejtorin e arsimit Remzi Salihu, kthehet në rigjykim
Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e…
By
Redaksia
2 Min Read
Lirohet nga paraburgimi deputeti Fatmir Limaj
Deputeti Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi para pak çastesh. Atij i është zëvendësuar masa…
By
Redaksia
1 Min Read
